Vrasja e komandantit, serbët e lypën 3 ditë, Ilazi u mbulua me dushk (VIDEO) NULL NULL 30.04.2025 20:40 30.04.2025 20:40 Ilaz Kodra, njëri nga themeluesit e UÇK-së, u vra para 26 viteve në Shtuticë derisa po mbronte popullsinë civile. Kësisoj me bashkëluftëtarët e tij nuk rreshti asnjëherë së luftuari kundër forcave kriminale serbe. Por, beteja me armikun e dëshira për ta parë Republikën i mbetën në gjysmë, sepse Ushtria e Sllobodan Milloshoviqit e vrau derisa ishte bërë mburojë për popullsinë civile ne Shtuticë, më 30 prill të 99-tës. Një bashkëluftëtarë i tij kishte menduar se koha ia shëron plagën e humbjes së komandantit, por thotë se me kalimin e kohës ajo vetëm po i shtohet.