Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Kam nisur të mendoj se Putini s’po do ta ndalë luftën, ai duhet trajtuar ndryshe

NULL NULL
26.04.2025 18:24
Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, 2024. Foto: Reuters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Vatikan.

Trump tha se presidenti rus, Vladimir Putin, s’kishte asnjë arsye që të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza gjatë ditëve të fundit.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më përkëdhel mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘bankave’ ose ‘sanksioneve dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin”, shkroi Trump, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai u shpreh se po përpiqet vetëm që ta pastrojë, sipas tij, rrëmujën që ia lanë ish-presidentet Barack Obama dhe Joe Biden.

lajme të ngjashme