Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga NULL NULL 23.04.2025 13:48 23.04.2025 13:48 Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon. Klankosova.tv mëson se operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike. Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Rasti për Klanksova.tv është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. “Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht unë. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar. Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Kryeziu për Klankosova.tv. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar rreth rastit.