Cakolli: LVV nuk mundet e vetme ta çojë vendin në zgjedhje, por gjasat për zgjedhje janë reale (VIDEO) NULL NULL 21.04.2025 18:21 21.04.2025 18:21 I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim foli lidhur me ngërçin institucional. Ai tha se në situatën që jemi sot më shumë gjasa ka që të krijohet qeveria sesa të shkohet në zgjedhje. Derisa nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet e vetma ta çojë vendin në zgjedhje, anipse gjasat për zgjedhje janë reale. “LVV e vetme nuk mundet me çu vendin në zgjedhje, partitë opozitare po duket që përveçse nuk janë homogjene në qëndrime e kanë edhe ato një dozë hezitimi për t’u bërë pjesë e pushtetit”, tha Cakolli. Ai shtoi se kalkulimi për zgjedhjet lokale po e pengon marrjen e përgjegjësisë për të krijuar qeverinë. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 3 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 5 orë më parë