Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“BBVA është skandaloz”- Nexhi flet për dhunën ndaj Gjestit mbrëmë (VIDEO)

NULL NULL
13.04.2025 10:47

Muzbajdin Qamili, i njohur si Nexhi në serialin “Bashkallajk” ka folur lidhur me ngjarjen e mbrëmshme që ndodhi në “Big Brother Vip Albania”, ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit.

Ai tha se nuk e kupton se si produksioni e nxorrën Jozin për dhunë dhe e ktheu prap.

“Skandaloz, tmerr, ajo është shoqëria shqiptare, ajo është tmerr, është realitet i shoqërisë shqiptare, nga ai vend kam marrë shkollë, atë vend nuk e keni idenë sa e du. Ajo që ka ndodh mbrëmë nuk dua ta them atë çfarë mendoj. Mbrëmë është dashur të mbyllet Top Chanel”, tha ai në “Weekend” në Klan Kosova.

Ai tutje tha se Gjesti si personazh i duket interesant por i uron shëndet dhe e përkrah fuqishëm. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme