Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evertoni i bën “dhuratë” për titull rivalit të qytetit, ndal Arsenalin me barazim

NULL NULL
05.04.2025 15:27

Evertoni dhe Arsenali janë ndarë baras 1:1 në xhiron e 31-të të Premier Ligës.

Leandro Trossard kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 34-të, ndërkaq për vendësit barazoi Iliman Ndiaye nga penaltia katër minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Me këtë barazim Topçinjtë numërojnë 62 pikë në vendin e dytë, 11 më pak se Liverpooli që mban vendin e parë dhe ka një lojë më shumë në mëngë.

Në anën tjetër, Evertoni mban vendin e 14-të me 35 pikë.

Kështu, tani të Kuqtë kanë mundësinë të shkëputen me 14 pikë avantazh kur kanë mbetur edhe shtatë javë para fundit.

lajme të ngjashme