Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea e fiton derbin e Londrës ndaj Tottenham

NULL NULL
03.04.2025 23:26

Goli e argjentinasit Enzo Fernandez, 5 minuta pasi filloi pjesa e dytë, e vendosi derbin e Londrës!

Tottenham doli pa pikë nga stadiumi “Stamford Bridge”, ku Chelsea triumfoi 1-0, raporton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje e vlefshme për xhirn e 30 të Premier Ligës angleze, ku pas kësaj fitore, me 52 pikë “Blutë” janë rikthyer në vendin e katërt, pozitë e cila siguron plasmanin në “Champions League”, edicionin e ardhshëm.

Pas tyre mbetet Manchester City, me një pikë më pak, kurse me katër sosh më shumë se të kaltërit, Nottingham Forest është i treti.

Nga ana tjetër, Tottenham thuajse nuk e ka asnjë gjasë për ta kapur zonën evropiane në tabelë, duke qenë se ka grumbulluar vetëm 34 pikë dhe gjendet në vendin e 12, njofton Klankosova.tv.

Xhiro e radhës në njërin prej kampionateve më të forta të futbollit botëror, paraqet një tjetër derbi të qytetit.

Manchester United në “Old Trafford” është nikoqir i “Qytetarëve” të Pep Guardiolas.

Kjo super-ndeshje zhvillohet të dielen në orën 17:30!

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.