Erion Veliaj nga burgu: Margarita Xhepa – margaritar që do të na mungojë shumë NULL NULL 03.04.2025 13:05 03.04.2025 13:05 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për vdekjen e ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa. Nga burgu, ai ka bërë një postim në Facebook duke thënë se roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, ashtu si edhe emocionet që ajo dhuroi me interpretimet e saj. Veliaj ngushëlloi familjarët, miqtë dhe artdashësit shqiptarë për humbjen e saj. “Margarita Xhepa është një margaritar që do të na mungojë shumë, të gjithëve! Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës se skenës dhe kinematografisë shqiptare, e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke prekur zemrat e gjeneratave me talentin, elegancën dhe përkushtimin ndaj artit. Roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, ashtu si dhe emocionet që ajo dhuroi me interpretimet e saj. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë artdashësve shqiptarë. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Veliaj, njofton Klankosova.tv.