Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si i shpëtoi flakëve të vdekjes: Rrëfimi tronditës i Selami Elshanit (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2025 13:17

Kanë kaluar 26 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, por plagët e saj mbeten të hapura.

Selami Elshani, një nga të mbijetuarit, rrëfen momentet e tmerrit, kur mes kufomave dhe flakëve arriti të shpëtojë.

“Për fatin tim, kur një polic gjuajti plumbin, unë u hodha për fytyrë në dhe. Më pas ata filluan të qëllonin pa ndalë, me kallashnikov, sa mundnin. Trupat binin mbi mua, nuk e di nëse ishin dy apo tre. Mendoja me vete: Nëse duhet, do të qëndroj 40 orë pa lëvizur derisa të largohen. Por ndodhi ndryshe”, tha Elshani.

Ai tregon se një nga policët dha urdhrin për t’u siguruar që askush nuk kishte mbetur gjallë, transmeton Klankosova.tv.

“Dikush pyeti? A është e sigurt që s’ka të gjallë? dhe ata thanë Jo s’ka. Por unë isha gjallë. Atëherë gjuajtën edhe një herë, dhe një plumb më preku në shpatull. Ndjeva djegie të madhe, por kufomat mbi mua nuk më lanë të dukem”.

Kur vrasësit menduan se të gjithë ishin të vdekur, vendosën t’i djegin trupat.

“Hodhën benzinë dhe e ndezën zjarrin. Nuk dija më çfarë po ndodhte, vetëm kërkoja ndihmë nga Zoti. Flaka filloi të më kapte. Brita si i çmendur… dhe pastaj nuk dija më asgjë”, rrëfeu ai.

Rrëfimin e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme