26-vjet nga sulmi i selive të Radios Kosova e Lirë dhe KosovaPress-it NULL NULL 27.03.2025 08:28 27.03.2025 08:28 Më 27 mars të vitit 1999, nga dy aeroplanë të Serbisë janë sulmuar selitë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë. Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje. Sipas KosovaPress, dy aeroplanë jugosllavë të tipit MIG-21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.