Sejdiu flet për ikjen e mjekëve nga Kosova në “DPT te Fidani” NULL NULL 26.03.2025 16:52 26.03.2025 16:52 Sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës dhe ish-kandidati i PDK-së për deputet, Pleurat Sejdiu. Temë diskutimi do të jetë ikja e mjekëve nga Kosova. Gjithashtu, me Sejdiun do të diskutohet edhe për sistemin e shëndetësisë në vend dhe problematikat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësorë. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova si dhe në kanalin zyrtar në Youtube.