Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies NULL NULL 26.03.2025 15:59 26.03.2025 15:59 Komuna e Rahovecit ka përkujtuar të rënët në masakrën e Krushës së Madhe, në 26-vjetorin e rënies. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në 26-vjetorin e masakrës, përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe qendrore dhe figura të rëndësishme u bashkuan në nderim të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që u flijuan në pranverën e përgjakur të vitit 1999. “Ata mbeten simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Drejtësia ende mungon, por kërkimi për të nuk do të ndalet derisa e vërteta dhe drejtësia të triumfojnë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv