Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si ndryshohen njerëzit nga shqetësimet dhe frika (Foto)

NULL NULL
05.03.2016 22:45

Gjuha e trupit është një mjet i fuqishëm që e kemi ne dispozicion. Nëse mund t’i lexoni shenjat, kjo mund t’ju dalë në ndihmë që të komunikoni në mënyrë më efikase. Sidoqoftë, gjuha e trupit po ashtu  mund të ekspozojë frikën dhe dobësinë tuaj më të madhe, transmeton Klan Kosova.

Demonët tanë me lehtësi mund të na shndërrojnë në përbindësha të vërtetë.

Çdo gjë që na frikëson dhe nga e cila turpërohemi, na bën të ndihemi të pasigurt në lidhje me veten.

Ne vendosëm që ta kryejmë një eksperiment, ku ftuam disa individë të rinj, të cilët nuk i kemi takuar kurrë më parë, dhe të cilët nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në ndonjë fotosesion profesional.

Para se të fillonim, kërkuam nga ta që të kujtojnë situatën më të tmerrshme nëpër të cilën kanë kaluar, ose momentin më të turpshëm të jetës së tyre.

Pas disa orëve i fotografuam sërish të njëjtit njerëz, por kësaj radhe “puna” e tyre ishte që të na e shfaqnin fuqinë e vetëbesimit të tyre.

Rezultatet i kanë lënë të gjithëve pa fjalë: të gjitha fotografitë janë bërë në rrethana të njëjta, por shikojeni dallimin ndërmjet tyre – kontrasti është bukur i dukshëm.

Pra, mbajeni në mend se e gjitha ka të bëjë me vetë-respektin dhe besimin ne vete; besoni tek vetja dhe do të dukeni – dhe më e rëndësishmja, ndiheni – thjesht mrekullueshëm.

cart2 cart3 cart4 cart5 cart6 cart7 cart8 cart9 cart10 cart11

lajme të ngjashme