Prishtina nikoqire e Final 4 të Ligës Unike NULL NULL 24.03.2025 18:32 24.03.2025 18:32 Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë nikoqir i Final 4 të Ligës Unike të Meshkujve në datat 26 dhe 27 mars. “FBK dhe Sigal Prishtina kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Final 4 të Ligës Unike të Meshkujve, një event i madh që do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” më 26 dhe 27 mars 2025”, thuhet në njoftimin e FBK-së. “Final 4 i Ligës Unike të Meshkujve do të zhvillohet në Prishtinë më 26 dhe 27 mars, në një spektakël basketbolli që premton emocione të mëdha”. Gjysmëfinalet – 26 mars: Vëllaznimi Golden Eagle Ylli – 17:00 Sigal Prishtina Besëlidhja – 20:00 Finalja e madhe – 27 mars – 20:00