Kosova në ligën B, Rohde i gëzohet suksesit historik të Kosovës NULL NULL 24.03.2025 11:26 24.03.2025 11:26 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Foto ilustruese nga arkivi Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka arritur një sukses historik. “Dardanët” tashmë edhe zyrtarisht janë pjesë e Ligës B të Kombeve. Të dielën, ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, e mposhti Islandën me rezultat 1:3 me Hat-trickun e Vedat Muriqit, derisa rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet është 5:2 në favor të “verdhekaltërve”. Këtij suksesi iu gëzua edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde. Ai lavdëroi punën e bashkombasit të tij në krye të shtabit teknik të Kosovës. “Kjo tregon fuqinë e punës në grup dhe punës së palodhur”, deklaroi diplomati gjerman. “Bravo, skuadrës së Kosovës – ja ku kemi më shumë fitore përpara”. Rohde, si ish-futbollist deklaroi se është frymëzuese të shohësh se çka ka arritur të bëjë Kosova.