Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizitoi varrin e babait e priti familjarët në EULEX, gjykimi ndaj Thaçit vijon të hënën

NULL NULL
22.03.2025 23:56
Ish-presidenti Hashim Thaçi - 21.03.2025
Ish-presidenti Hashim Thaçi - 21.03.2025

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës në çështjen e njohur si “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 09:00.

Seanca e radhës për Thaçin vjen pas vizitës që ai e pati në Kosovë, i cili u lejua të qëndrojë përkohësisht në varrezat e Burojës dhe në shtëpinë e tij, pas vdekjes së babait.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, ku fillimisht vendosi kurorë lulesh të varri i babait, Haxhiut, e më pas natën e kaloi në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Ndërsa gjatë ditës, në selinë e EULEX-it ai u takua me vëllezërit e tij dhe bashkëshorten.

Ish-presidenti i vendit u nis këtë të shtunë për në Hagë në ora 13:00.

Thaçit nuk iu lejua që të merrte pjesë në varrimin e babit të tij i cili vdiq më 16 mars dhe u varros më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.