Media italiane: Zhegrova në fokusin e plotë të Napolit NULL NULL 22.03.2025 13:33 22.03.2025 13:33 Sulmuesi i Kosovës dhe i Lillet, Edon Zhegrova. Foto: AFP via Getty Images Napoli po thuhet se e ka identifikuar Edon Zhegrovën e Lillet si pasardhësin ideal të Khvicha Kvaratskhelias, pasi ylli gjeorgjian shkoi në Paris Saint-Germain në janar. Gjigantët e “Serie A” edhe më parë kishin shfaqur interesim për sulmuesin kosovar gjatë afatit kalimtar të dimrit, por Lille nuk deshi ta shesë 25-vjeçarin në mes të sezonit. Megjithatë, Zhegrova raportohet se është i hapur për një transferim, duke bërë me dije se dy klubet potencialisht do t’i vazhdojnë bisedimet për transferim javëve në vijim, ka raportuar media italiane “Corriere dello Sport”. Edhe menaxheri i Napolit, Antonio Conte thuhet se është në veçanti i interesuar për Zhegrovën, dhe për këtë shkak drejtori sportiv i klubit, Giovanni Manna, po punon aktivisht për arritjen e marrëveshjes. Lille pritet të kërkojë rreth 25 milionë euro për yllin kosovar. Kujtojmë se te Napoli luan edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. /Klankosova.tv