Daku para ndeshjes Angli – Shqipëri: Me këmbë të mbarë, për ëndrrën e madhe! NULL NULL 21.03.2025 20:06 21.03.2025 20:06 Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka reaguar para ndeshjes së “Shqiponjave” ndaj Anglisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Daku i dha “zemër” Kombëtares, duke i uruar këmbë të mbarë, shkruan Klankosova.tv “Këmbë të mbarë, për ëndrrën e madhe”, shkroi Daku. Daku është i lënduar për takimin e sontëm. Ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës në miqësoren mes Rubin Kazanit dhe ekipit nga Azerbajxhani, Neftçi Baku të luajtur në Antalia të Turqisë.