RUBIKON sonte: Kush janë spiunët e BIA-s në Kosovë? NULL NULL 20.03.2025 15:19 20.03.2025 15:19 Në emisionin e sotëm të Rubikonit, shpalosim detajet ekskluzive të aktakuzës së Prokurorisë Speciale kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh. Si ishte tentuar të shpiket një tjetër “Shtëpi e Verdhë” në Kosovë? Si fabrikoheshin materiale kundër UÇK-së? Si ndërlidhen akuzat për spiunazh me Gjykatën Speciale? Si tentonte BIA që t’ua mëvishte shqiptarëve përgjegjësinë për masakrën e Reçakut? Kush janë politikanët për të cilët shërbimi sekret serb kërkonte informacione? Sa është Kosova e cenueshme nga spiunazhi? Sa ka prezencë të BIA-s në Kosovë? Këto dhe të tjera çështje i diskutojmë me panelin e përbërë nga Ardiana Thaçi, Vehbi Kajtazi, Betim Shala, Arben Fetoshi dhe Fadil Kajtazi. Klan Kosova, 20:45.