Ukë Rugova: Abdixhiku e ka përkrahjen tonë, e përgëzojmë për rezultatin NULL NULL 19.03.2025 22:45 19.03.2025 22:45 Ukë Rugova gjatë zbulimit të bustit të babait të tij, presidentit historik Ibrahim Rugova, në Podujevë, 2024 Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka folur për përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar lidership të ri në krye të partisë. Rugova tha se si familje e përkrahin fuqishëm kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikun, të cilin tha se e përgëzojnë për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit. “Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësuar ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”, tha Rugova në Insajderi, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se LDK-ja është parti e hapur, ku debati e dialogu gjithmonë kanë qenë të hapur dhe sipas tij, duhet pasur parasysh që presidenti Rugova gjithmonë e ka përmendur që të ketë unitet funksional.