Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit NULL NULL 02.07.2026 07:58 02.07.2026 07:58 Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar. Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet me 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit. Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e mediave të Sportit, në vitin 1924. Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.