Zelensky e përshkruan bisedën telefonike me Trump të sinqertë dhe shumë thelbësore NULL NULL 19.03.2025 20:07 19.03.2025 20:07 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati një bisedë telefonike me Donald Trump, të cilën e përshkroi si “pozitive”, “të sinqertë” dhe “shumë thelbësore”. “Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund të luftës dhe paqe të qëndrueshme,” thotë ai. Zelensky theksoi se ukrainasit besojnë se bashkë me ShBA-në dhe Trumpin mund të arrihet paqe në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në bisedën e bërë dje me Putinin, në mënyrë që t’i bashkërendojë kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës. “Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar dje se me homologun e tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për armëpushim në Ukrainë për sa i përket infrastrukturës dhe energjisë.