Orav shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat nga zjarri në Koçan NULL NULL 19.03.2025 15:18 19.03.2025 15:18 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shkruar në librin e ngushëllimeve për viktimat që humbën jetën tragjikisht në Koçan. Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në “X”, ku ndër të tjera tha se u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “BE-ja në Kosovë mban zi me popullin e Maqedonisë së Veriut. Asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme të kaq shumë jetëve të reja”, ka thënë më tej Orav, njofton Klankosova.tv.