Vetura që dyshohet se u përdor në grabitje ku pati të plagosur po ekzaminohet nga policia (VIDEO) NULL NULL 17.03.2025 14:15 17.03.2025 14:15 Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë. Cak i grabitjes ishte vetura e kompanisë së sigurimit e cila transportonte para, e ku u plagos një punëtor. Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet Pick Up, me targa gjermane. Automjeti u gjet i braktisur dhe i djegur në rrugën “Pal Mëlyshi” në Çagllavicë. “Pick Up-i” i përdorur nga grabitësit po ekzaminohet nga hetuesit policor. Klan Kosova ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes./ Klankosova.tv Plagosja në Veternik: Grabitësit ikën në drejtim të Hajvalisë, atje e dogjën veturën Plagosja në Prishtinë: Punëtori i sigurimit në gjendje stabile, dërgohet në mjekimin intensiv