Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarri në Koçan, Konjufca: Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre

NULL NULL
16.03.2025 11:30
Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për 51 viktimat nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ky ishte një lajm tronditës.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta”.

“Të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë e sa më të lehtë!”, ka thënë Konjufca. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme