“Burrë”, Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë NULL NULL 13.03.2025 20:27 13.03.2025 20:27 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, sot në Kosovë. Reagimi i Ramës ishte i shkurtër ku shkroi “Burrë” dhe ia bashkëngjiti një figurë të shqiponjës. Thaçi qëndroi për vizitë në Kosovë ku e vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po ashtu në spital e takoi edhe nënën dhe gruan e tij.