Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vodhën çantën me para të një personi, arrestohen një 20-vjeçar dhe dy të mitur në Shkodër

NULL NULL
11.03.2025 16:46
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese.
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese.

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga policia në Shkodër, pasi kanë vjedhur çantën me para të një personi.

Policia ka njoftuar se të miturit janë të moshës 17-vjeçare, raporton TCh.

“Në pranga ranë K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë, pas kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti”.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme