U shkëputën nga guida shoqëruese në Vlorë, gjenden dy turistët francezë NULL NULL 10.03.2025 23:15 10.03.2025 23:15 Dy turistë francezë kishin humbur kontaktet, rreth orës 20:00, pasi u shkëputën nga guida shoqëruese në Vlorë. Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës. Bëhet e ditur se zjarrfikësit dhe policia nisën kërkimet dhe turistët u lokalizuan në malin e Llogarasë, e aktualisht ata janë takuar me ekipin e shpëtimit dhe po kthehen në bazë. Çifti, rreth 50 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.