Hamza flet për premtimin e pagave: Po, duhet me i rritë – është përkeqësu standardi i jetesës së qytetarit NULL NULL 10.03.2025 22:50 10.03.2025 22:50 Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është rikthyer tek njëri prej premtimeve më të komentuara gjatë fushatës, atë të rritjes së pagave. Ai foli në Rubikon për rritjen e pagave, të cilën çështje tha se do të ndodhë meqë qytetarët po përballen me çmime të larta, transmeton klankosova.tv. ”Nëse kemi thënë me i rritë pagat, poo, duhet me i rritë pagat”. ”Për shkak se çmimet kanë lëvizë lartë, inflacioni ka shku shumë lartë ndërsa pagat dhe të ardhurat kanë ngelë njëjtë – është përkeqësu standardi i jetesës së qytetarëve”. ”Është mirë çdo para që ua jep qytetarëve të Kosovës, t’ua japësh me ligj në mënyrë transparente, e jo t’i marrin sot e mos ta dijnë kur i marrin herën tjetër”.