Humbja e parë ndonjëherë e Gjermanisë në penallti gjatë Botërorëve NULL NULL 30.06.2026 09:42 30.06.2026 09:42 Gjermania është eliminuar në mënyrë tronditëse nga Kupa e Botës 2026, pasi u mposht nga Paraguaji 4-3 pas penalltive, duke pësuar humbjen e parë ndonjëherë në një seri penalltish në historinë e Kampionateve Botërore. Për dekada me radhë, “Pancerët” kishin ndërtuar një rekord perfekt nga 11 metra, duke triumfuar ndaj Francës (1982), Meksikës (1986), Anglisë (1990) dhe Argjentinës (2006), transmeton Klankosova.tv. Por seria historike mori fund ndaj Paraguajit, që shkroi një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori. Ky eliminim i hershëm është një tjetër goditje e rëndë për Gjermaninë, e cila pas dështimeve në Botërorët e 2018 dhe 2022, largohet sërish shumë përpara objektivave, duke shtuar pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e ekipit./ Klankosova.tv