Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 1 mijë e 400 gjoba e dhjetëra aksidente në rajonin e Ferizajt brenda një jave 

NULL NULL
10.03.2025 09:26
Foto ilustruese. Gjobat në trafik.
Foto ilustruese. Gjobat në trafik.

Policia e Ferizajt, brenda shtatë ditëve ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 10 patentë-shoferë janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, janë regjistruar 29 aksidente, prej të cilave 12 aksidente me lëndime, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, dhe në mesin e tyre, 17 aksidente me dëme materiale, njofton Klankosova.tv.

Policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, për të shmangur pasojat e rënda që sjellin aksidentet dhe shkeljet e trafikut.

lajme të ngjashme