Të moshuarit i duhet të punojë në Tregun e Veturave, shkak pensionet e vogla (VIDEO) NULL NULL 09.03.2025 12:10 09.03.2025 12:10 Çdo të diele, në Zonën Industriale në Prishtinë, mbahet tregu i veturave. Aty përveç veturave ka edhe shumëllojshmëri të gjërave që shiten aty. Klan Kosova ishte aty sot për të parë nga afër se çka ndodh në vendin e njohur si “Pazari i kerreve”. Njëri nga tregtarët aty, Hajrullah Hasani, tha se i duhet të punojë ngapak për t’ia dalë mbanë. I moshuari tregon edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet. “Po duhet të dalë ngapak”, tha ai. “Është pakëz vështirë, edhe pleqëria e ka të veten, por çka tëjmë? Pensionet e vogla, me 100 euro çfarë të bëjmë”, deklaroi Hasani për emisionin Weekend në Klan Kosova. Gazetarja Gentiana Gashi, tregon se çka mund të gjendet në këtë treg./Klankosova.tv