“Egli psikopate”- Përplasje mes gazetarëve, shkak loja e Gjestit dhe dalja e Eglit (VIDEO) NULL NULL 09.03.2025 11:27 09.03.2025 11:27 Në “Weekend” në Klan Kosova është diskutuar dalja e Eglit nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”. Gazetari Miftar Zejnullahu tha se Gjesti nuk ishte i prerë me Eglin për t’i thënë që nuk ka ndjenja për të. “Ka bë edhe sene të mira gjatë rrugëtimit të saj, nuk ke e përgatit me qëndru deri në fund. Gjesti nuk ishte i prerë me i thënë nuk jam duke të dashtë, por edhe Egli një person që bie në dashuri nuk e kontrollon më vetën”, tha Zejnullahu. Ndërkaq, ai shton se Egli është dashur të dal shumë më herët. Me Zejnullahun u pajtua Gjergj Prenga, i cili tha se në gjendjen shëndetësorë të Eglit ka ndikuar Gjesit. Derisa kujtoi edhe “traumën” e Eglit, ndarjen nga ish i dashuri dhe periudhën me ankth. Në anën tjetër, Redjon Shtylla kritikoi kolegët, duke iu thënë që të mos i quajnë personazhet “psikopata” pasi nuk jemi mjek të shëndetit mendor. Ndërkohë Shtylla mendon se Gjestin e ka lënduar largimi i Eglit