Bochumi remontadë të pabesueshme në Allianz Arena NULL NULL 08.03.2025 17:26 08.03.2025 17:26 Bochumi e ka mundur Bayern Munchenin me rezultat 2:3 në xhiron e 25-të të Bundesligës. Mysafirët triumfuan ndonëse po pësonin me rezultat 2:0 pas dopietës së Raphael Guerreiros në minutat 14’ dhe 28’. Jakov Medic fillimisht ngushtoi avantazhin për të Kaltrit në minutën e 31-të të takimit. Bavarezëve u kushtoi shumë kartoni i kuq i Joao Palhinhës dy minuta para fundit të pjesës së parë. Ibrahim Sissoko në minutën e 51-të u përkujdes që ta barazonte rezultatin. Ndërkaq, Matus Bero njëzet minuta më vonë tronditi “Allianz Arenën” duke ia siguruar tri pikë klubit të tij. Me këtë fitore Bayerni mbetet lider por me 61 pikë, ndërkaq Bochumi ka 20 pikë në vendi ne 15-të, dy pikë larg zonës së rrezikut nga rënia e ligës.