Vashat e Bashkimit e ‘demolojnë’ Prishtinën në kryeqytet (VIDEO) NULL NULL 07.03.2025 23:57 07.03.2025 23:57 E dëshmuan edhe një herë pse janë kampione në fuqi. Vashat e Bashkimit nga Prizreni, kanë shënuar fitore spektakolare në kryeqytet ndaj Prishtinës, me rezultat të thellë, 60-84, raporton Klankosova.tv. Ky triumf i sotëm, i ka siguruar edhe zyrtarisht vendin e parë në renditjen tabelare të Superligës, katër xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt. Andrienne Godbold me 26 pikë, 13 kërcime, 8 asistime e 5 topa të vjedhur ishte më e mira te skuadra prizrenase, kurse te Prishtina 3 basketbolliste luajtën me nga 16 pikë, Jayla Johnson, Besjana Martinajdhe Tiffany Brown.