Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egnatia me triumf prej kampioni, fiton derbin ndaj Dinamos

NULL NULL
05.03.2025 18:25

Egnatia ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin ndaj Dinamos që u zhvillua sot në kuadër të rundit të 28-të të Superiores.

Regi Lushkja kaloi rrogozhinasit në epërsi në minutën e 18-të nga pika e bardhë, ndërkaq goli i Serxho Ujkës në minutën e 39-të doli të jetë vulosje e fitores së kampionit.

Lushkja bëri pothuajse gjithçka në këtë takim, pasi për tre minuta, 88′ dhe 90′, mori dy kartonë të verdhë dhe iku në zhveshtore më herët se pjesa tjetër e skuadrës.

Lideri me këtë fitore mbërrin në kuotën e 52 pikëve, ndërsa Dinamo Tirana bie në vendin e tretë me 47 pikë, pas fitores së Vllaznisë ndaj Partizanit.

lajme të ngjashme