Sot nis epopeja e UÇK-së, kjo është agjenda NULL NULL 05.03.2025 08:07 05.03.2025 08:07 Sot nis epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dita e sotme nis me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit kushtuar Epopesë së UÇK-së. Ndërkaq, epopeja mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një program artistik në shehin “Adem Jashari” në Skënderaj. Kjo është agjenda e plotë: E mërkurë, 5 mars 08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së 10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës 10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë 14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj 14:30 Turne në Volejboll në Skënderaj. E enjte, 6 mars 10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj; 10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve; 12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj; 19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë. E premte, 7 mars 19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës; 19:00 Nata e zjarreve në Prekaz; 19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.