Hyjnë në fuqi tarifat e larta të Trumpit ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës NULL NULL 04.03.2025 08:44 04.03.2025 08:44 Kamionët presin në radhë për të kaluar në Shtetet e Bashkuara pranë kontrollit doganor kufitar në Urën Botërore të Tregtisë, në Nuevo Laredo, Meksikë, 26 nëntor 2024. REUTERS/Daniel Becerril Tarifat e reja prej 25% të presidentit amerikan Donald Trump për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me një dyfishim të tarifave për mallrat kineze në 20%. Kësisoj kanë nisur konfliktet e reja tregtare me tre partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Veprimet tarifore, nisën disa orë pasi Trumpi deklaroi se të tre vendet kishin dështuar të bënin mjaftueshëm për të frenuar rrjedhën e opioidit vdekjeprurës fentanyl dhe kimikateve të tij pararendëse në SHBA.