Çaji mund të ndihmojë në filtrimin e metaleve të rënda, zbulon studimi NULL NULL 03.03.2025 22:54 03.03.2025 22:54 Pirja e çajit është lidhur me përfitime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë një rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe shkallën e inflamacionit në trup. Tani, një studim i ri nga studiuesit nga Universiteti Northwestern sugjeron një përfitim tjetër befasues të pijes. Pirja e çajit mund të përthithë natyrshëm metale të rënda si plumbi dhe kadmiumi, sipas studimit të botuar të hënën në revistën ACS Food Science & Technology, transmeton Klankosova.tv Autorët hetuan se si absorbimi i metaleve të rënda varej nga llojet e ndryshme të çajit – i zi, jeshil, oolong, i bardhë, kamomil dhe rooibos.