Sulmi në Gjermani: I dyshuari ka qëlluar veten në gojë dhe ndodhet në spital NULL NULL 03.03.2025 21:33 03.03.2025 21:33 Prokurori gjerman, Romeo Schuessler, ka dhënë detaje mbi sulmin që ndodhi gjatë ditës së sotme në Mannheim. Ai tha se i dyshuari që shkaktoi goditjen me veturë drejt një grupi të njerëzve, ka qëlluar veten në gojë pas sulmit. Megjithatë, ai i mbijetoi plagës së vetëshkaktuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e 40-vjeçarit gjerman i cili u arrestua në vendngjarje. Poashtu, hetuesit nuk besojnë se incidenti është i lidhur me ekstremizmin dhe thonë se i dyshuari është i sëmurë mendor./Klankosova.tv