Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aleancë ushtarake ballkanike? Gjenerali Kastrati flet për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci (VIDEO) 

NULL NULL
03.03.2025 15:48
Gjenerali Kadri Kastrati, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova
Gjenerali Kadri Kastrati, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova

Gjenerali Kadri Kastrati ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas tij, Kroacia ka mbështetur Forcat e Armatosura të Kosovës në trajnime, shkollime dhe furnizime me pajisje ushtarake, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, Kastrati thekson në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se sfida kryesore nuk qëndron tek partnerët ndërkombëtarë, por tek vetë politika kosovare, e cila duhet të fokusohet më shumë në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë.

“Në vend që të kemi prioritet asfalltin dhe fushata të tjera, duhet të përqendrohemi në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe policore, sidomos përballë rreziqeve që i kemi rajonale apo dhe  globale. Kjo mund të arrihet edhe në aspektin diplomatik”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Deklaraten e plotë, e gjeni në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme