Borë në disa pjesë të Shqipërisë, rrugët të papastruara NULL NULL 03.03.2025 09:01 03.03.2025 09:01 Në Shqipëri temperaturat kanë rënë deri në minus 3 gradë Celsius dhe ka pasur reshje bore në disa pjesë. Bora ka mbuluar fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, ndërsa në majat e Bigllës, trashësia ka arritur deri në 5 centimetra. Mirëpo, bëhet e ditur se rrugët në këto pjesë të Shqipërisë janë të papastruara nga bora. Euronews.al raporton se burime nga autoritetet rrugore, kanë thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontratave të reja me firmat e mirëmbajtjes. Pavarësisht kësaj, Policia e Shqipërisë ka apeluar për kujdes të shtuar, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore, për të shmangur incidentet e mundshme.