Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfirmohet vdekja e vëllait të Unikkatilit

NULL NULL
02.03.2025 20:34
Unikkatili dhe vëllai i tij, Mentori
Unikkatili dhe vëllai i tij, Mentori

Gjatë ditës së sotme, vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.

Vdekjen e Palokajt e konfirmoi miku i tij, Sadik Gjokaj, njëherazi anëtar i grupit TBA, i cili thotë se është i tronditur nga ky lajm.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”.

Dyshohet se vëllai i Unikkatilit u gjet pa shenja jete në Prishtinë

 

lajme të ngjashme