Liverpool ia bën 0 me 2 Cityt në pjesën e parë NULL NULL 23.02.2025 18:26 23.02.2025 18:26 Liverpool e ka dominuar pjesën e parë në derbin kundër Manchester Cityt. Në “Etihad Stadium”, “The Reds” po avancojnë me dy gola epërsi, 0:2. Llogarinë e hapi egjiptiani Mohamed Salah, i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutin e 14-të, pas asistimit të Dominik Szoboszlai. Skuadra e Arne Slot, e realizoi edhe golin e dytë brenda 45 minutave, veçse tani Salah dhe Szoboszlai, ndërruan rolet. Hungarezi e ngriti epërsinë në minutin e 37-të. Mbetet të shihet nëse “citizens” e Pep Guardiolas mund të bëjnë ndonjë ndryshim.