Tyga njofton vdekjen e nënës në moshën 53-vjeçare NULL NULL 23.02.2025 10:44 23.02.2025 10:44 Ka ndërruar jetë nëna e artistit Tyga, Pasionaye Nicole Nguyen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili tha se ajo vdiq muajin e kaluar në moshën 53-vjeçare. 35-vjeçari nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, por dha datat e lindjes dhe vdekjes së saj – 11 shtator 1971 deri më 18 janar 2025. Mesazhi i tij u shoqërua nga një album emocionues në Instagram që e tregon atë me nënën e tij gjatë viteve, duke përfshirë edhe kohën kur ishte foshnje. Ai gjithashtu përfshiu një foto të tij duke e mbajtur për dore ndërsa ajo ishte shtrirë në spital. “Po përpiqem të kuptoj pse Zoti na largon njerëzit më kuptimplotë dhe më të bukur”, shkroi Tyga. “Por e di që nuk do të marr kurrë një përgjigje që do të mbushë zbrazëtinë në zemrën time”, shtoi artisti, emri i krishterë i të cilit është Micheal Ray Stevenson, transmeton Klankosova.tv.