“Komedi në Recetë” – qasja e re për trajtimin e vetmisë dhe izolimit NULL NULL 20.02.2025 11:41 20.02.2025 11:41 Një kompani teknologjike britanike, Craic Health, ka siguruar financim për një projekt të ri social, ku komedia përdoret si një mënyrë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga vetmia dhe izolaimi. Kjo iniciativë ka si qëllim të përmirësojë shëndetin mendor, të reduktojë shpenzimet e shërbimit shëndetësor dhe të ofrojë alternativa për antidepresivët, transmeton klankosova.tv. Kjo metodë, e njohur si “komedi në recetë”, përfshin shfaqje stand-up dhe punëtori komedie, duke synuar të angazhojë komunitetet dhe individët që kanë nevojë për mbështetje emocionale. Projekti sipas mail online, është mbështetur nga deputeti laburist Dr. Simon Opher, i cili ka theksuar se “të bënit të qeshur mund të shmangë nevojën për medikamente”. Një ngjarje për diskutimin e ndikimit të këtyre provave do të zhvillohet në parlamentin britanik, më 13 mars, me pjesëmarrjen e themelueses së Craic Health, Lu Jackson.