PSV s’ka fituar kurrë ndaj Juventusit, a mund ta befasojë sonte? NULL NULL 19.02.2025 18:25 19.02.2025 18:25 Në fazën e parë të edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve, humbën 3-1 nga Juventus. Me të njejtin kundërshtar, PSV Eindhoven u shortua të luftojë për një vend që dërgon në 1/8-ën e finales. Akti i parë i takoi sërish italianëve, të cilët javën e kaluar në “Allianz Stadium”, triumfuan 2-1 ndaj holandezëve, njofton Klankosova.tv. Sonte zhvillohet dueli i kthimit, ku PSV do të tentojë ta arrijë përmbysjen e madhe. “Zonja e Vjetër” ka udhëtuar plot motiv për ballafaqimin e sotëm, pasi të dielën e kaluar triumfoi në derbin e Italisë, ndaj Interit. Nga ana tjetër, 25 herë kampioni i Holandës, nuk po kalon formë stabile, pasi në pesë ndeshjet e fundit, ka regjistruar vetëm një fitore, raporton Klankosova.tv. PSV – Juventus, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00. Komentator, Lirim Peci!