Votat për deputetë: Numërohen 73.23% e vendvotimeve NULL NULL 17.02.2025 12:41 17.02.2025 12:41 Foto arkivc nga numërimi i votave Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 19 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, transmeton Klankosova.tv. Procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 Qendra Komunale të Numërimit.