354 familje të prekura në Vlorë nga përmbytjet u kompensuan financiarisht NULL NULL 12.02.2025 16:51 12.02.2025 16:51 Banoret e prekur nga përmbytjet e 5 muajve më parë në Vlorë janë dëmshpërblyer edhe financiarisht. Është përmbyllur kështu faza e fundit e dëmshpërblimeve, ku kompensim financiar kanë përfituar 354 familje. Kreu i emergjencave civile konfirmon se kjo ishte faza e fundit e ndihmave, ndërsa fondi i akorduar ishte në vlerën e 56 milionë lekëve. Situata në Vlorë po vijon të mbetet në monitorim për çdo problematikë që mund të krijohet nga reshjet në ditët në vijim. Përmbytjet e 4 tetorit të vitit të kaluar krijuan situatë të vështira në Vlorë më dëme të mëdha në shtëpi e biznese./abcnews.al