Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim NULL NULL 12.02.2025 15:48 12.02.2025 15:48 Foto arkiv. Është raportuar se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për bisedime për armëpushimin. Sipas raportimeve, grupi ka ka nisur takimet me zyrtarët egjiptianë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Egjipti ka qenë një nga ndërmjetësit kryesorë në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit. Është cituar një zyrtar i Hamasit i cili ka thënë se delegacioni “do të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund krizës aktuale dhe të sigurojë angazhimin për zbatimin e marrëveshjes”.